Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiAsim Musa kërkon që të kthehet nga Belgjika mjeku Sali Sadiku nga...

Asim Musa kërkon që të kthehet nga Belgjika mjeku Sali Sadiku nga Velesi (VIDEO)

Pas kronikës së TV21 për mjekun Sali Sadiku, i cili mbylli ambulanten në Jabollçishtë të Velesit dhe u largua nga vendi, zëvendësministri i shëndetësisë Asim Musa, thotë që nuk ka qenë në dijeni për këtë rast. Ai publikisht i bëri thirrje mjekut që të mos largohet nga vendi dhe të vazhdoj të jap kontribut në sistemin shëndetësor në vendlindjen e tij.

“Unë i bëj ftesë në qoftë se dëshiron të vazhdojë të punojë dhe të japë kontribut në Maqedoni, në vendlindjen e tij, që të mos largohet sepse në konkursin e parë që do të hapet në institucionet shëndetësore në Veles do ta pranojmë në vend pune. Në qoftë se largohet për një jetë më të mirë është vendim i tij. Nuk kemi paragjykime për doktorin Saliun, e aq më tepër në vendin ku ai punon. Numri i mjekëve tanë është i kufizuar”, deklaroi Asim Musa, zëvendësministër i Shëndetësisë.

Mjeku i përgjithshëm Sali Sadiku, ka braktisur vendlindjen dhe tani për momentin ndodhet në Bruksel. I pyetur nga TV21 se a do të kthehet pas ftesës që i bëri zëvendësministri, mjeku u përgjigj:

“Në Maqedoni kurrë e përjetë atë e kam bëre in qarë edhe vendlindjen. Edi se është shumë e shtrenjte vendlindja i kamë lënë nën kujdesin e babit dhe mamit, fëmijët dhe gruan time. Aq kërcënime sa kamë pasur unë si doktor nuk ka pasur njëri i Ballkanit por dhashë zoti të ketë drejtësi”, u shpreh mjeku nga Velesi, Sali Sadiku.

Nga ana tjetër drejtori i fondit për sigurim shëndetësor Orhan Ramadani, serish tha se fondi nuk ka asnjë borxh ndaj mjekut në fjalë, duke argumentuar faktuarat e pagesës.

“Me përgjegjësi më të madhe e themi se nuk kemi asnjë borxh ndaj mjekut dhe ambulancës Sal-Medikus. Unë si drejtor i fondit dua të theksoi se kam mbi 5 mijë kontrata në nivel të shtetit mes tyre edhe Ambulanca Sal-Medikus të Jabollçishtit të epërm dhe me asnjë unë nuk kam asnjë problem sepse fondi, me të gjithë i bënë pagesat në kohë”, potencoi Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Orhan Ramadani.

Ndryshe, mjeku Sali Sadiku mbylli ambulancën e tij në Jabollçishtë të Velesit, për të shkuar në Belgjikë. Ai pohon se nuk ka mundur të kalojë muajin me të ardhurat që kë pasur.

Tani siç na njoftoi ai ka kërkuar azil në Belgjikë.

Përgatiti: Zimer Jashari/TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!