Lajm i keq për ata që kanë plane për piknik për 1 dhe 2 maj, meteorologët paralajmërojnë reshje lokale të shiut, erë të përforcuar dhe në disa vende madje edhe shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Dushanka Tanushevska, meteorologe
“Në ditët në vazhdim nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit, do të vazhdojë kohë e ngjashme, do të ketë reshje lokale të shiut, gjatë ditës do të ndalojnë, por do të ketë edhe përforcim të erës. Megjithatë në disa vende do të ketë mot me vranësira jostabile me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima.”
Ndryshim të motit nuk pritet as në fundjavë, nga dita e shtunë pritet që temperaturat të pësojnë rënie të vogla.
Dushanka Tanushevska, meteorologe
“Temperaturat do të kenë tendenca të uljes së vogël, nga dita e shtunë përsëri do të kenë tendenca të uljes.”
Meteorologia, Dushanka Tanushevska tha se era do të fillojë të përforcohet që në orët e vona të ditës së sotme, ndërkaq temperaturat do të sillen nga 18 deri në rreth 25 gradë celsius.
Ajnur Bafqari /SHENJA/