Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriTë sigurosh "bukën e gojës" duke rregulluar këpucët (VIDEO)

Të sigurosh “bukën e gojës” duke rregulluar këpucët (VIDEO)

Zanati nuk të lë asnjëherë pa punë.

Agron Dhima jeton në Lushnjë që prej viteve ’90, kur braktisi fshatin Këmishtaj për të jetuar më mirë.

Nga ish-kooperativist, Agronit iu desh të bënte lloj-lloj punësh për të mbijetuar në vitet e tranzicionit, derisa u bë mjeshtër i këpucëve.

Me një tavolinë dhe një stol, Agroni rri ulur çdo ditë në rrugë dhe pret që këpucët e prishura të dikujt, t’ia sigurojnë bukën e gojës.

Dita e tij nis në 7 të mëngjesit, si në dimër dhe në verë dhe Agroni nuk e braktis punën as kur mezi i lëviz gishtat nga i ftohti.

Shpesh nga një ditë pune në rrugë nuk fiton më shumë se 600 lekë. Edhe pse sot këpucët njerëzit i ndërrojnë shpesh, ka ende njerëz që udhëtojnë edhe nga fshatrat, për të rregulluar këpucët te usta Agroni.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!