Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman ef. Rexhepi ka nisur ditën e sotme njëjtë sikurse ditëve tjera në zyrë dhe brenda objektit të BFI-së, njëjtë sikurse ditëve tjera. Në objektin e BFI-së nuk erdhi reisi i shpallur dje nga Gjykata Shkupi II, Skender Buzaku, shkruan gazeta KOHA.
“Kjo është normale, është ditë rutine e punës. Kemi takimet e rregullta…”, tha Rexhepi pasi u ul në zyrën e tij në BFI.
Në ndërkohë, vazhdojnë reagimet kundër përfshirjes së politikës në puçin e radhës në BFI. Përveç partive shqiptare në pushtet, ka reaguar edhe opozita shqiptare, por edhe VMRO-DPMNE.