Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniSerbi fuste shqiptarët ilegalisht në Gjermani, arrestohet nga policia

Serbi fuste shqiptarët ilegalisht në Gjermani, arrestohet nga policia

Është arrestuar një serb në Gjermani, pasi i njëjti ka provuar të fusë ilegalisht shqiptarë në shtetin gjerman.
Siç njofton Policia e Gjermanisë, vetura e serbit ishte ndalur prej policisë në pikën kufitare në afërsi të Kiefersfelden dhe gjatë kontrollimit të dokumenteve të tij është kuptuar se ai kërkohet për trafikim të qenieve njerëzore.

“Gjatë kontrollimit të automjetit të tij, policët e kanë parë se bashkudhëtarët e tij, nga Shqipëria dhe Kosova, nuk plotësonin kushtet për të hyrë në Gjermani. Për shkak të dyshimeve për trafikim, të gjithë pasagjerët dhe shoferi janë dërguar një stacionin policor në Rosenheim”, është bërë e ditur nga policia.

Serbi, që edhe më parë kishte qenë i dënuar për trafikim, përballet me një aktakuzë të re për trafikimin e të huajve. Ai kishte provuar të bartte qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria. Pasi që ai nuk ka mundur ta paguajë dënimin me gjobë, policia ia ka shqiptuar dënimin me rreth katër muaj burg.

Bashkudhëtarëve të tij u është mohuar hyrja në Gjermani. Pas shqiptimit të masave policore, ata është dashur të largohen nga Gjermania.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!