Sonte në orën 19.00 teatri Poshka paraqet premierën e shfaqes “FamiljaÇill.com”.
Në këtë shfaqe pasqyrohet realiteti i sotëm i familjes, ku vlerat sa vijnë dhe po humbasin duke zhvilluar një individ të ri, i cili është Virtual!
Bota e internetit ka pushtuar çfarë gjë duke dëbuar komunikimin njerëzor dhe duke shtuar vetminë brenda familjes.
Në këtë shfaqe do të interpretojë në prolog regjisori Xhelo Poshka një pjesë të shkrimtarit Mitrush Kuteli, e cila është më aktuale se kurrë për kohën që po kalon shoqëria.
Kjo është premiera e dytë që Teatri Poshka nxjerr brenda një jave, duke qënë teatri i vetëm në Strugë po mban me dinjitetin peshën kulturore që një qyteti i duhet.
Mos mungoni sonte në orën 19.00. Portali ynë ndoqi dje provën gjenerale dhe ju rekomandon të shkoni sonte për të kaluar një mbrëmje të bukur me humor dhe me mendime.
Përcjell Struga Ekspres