Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëNuri Mazari, komandant Struga, një herë vdes dhe dy herë ngrihesh

Nuri Mazari, komandant Struga, një herë vdes dhe dy herë ngrihesh

Komandant Struga
(Njëherë vdes e dy herë ngrihesh
Për liri e për atëdhe
kur të merrë plumbi e në tokë shtrihesh)

Kur në pranverë të mbuloj bryma
Shqipëtar, të zuri acari e t`u zu fryma
T` u pre gjuha, t` u muar fjala nga goja
Dhe mbete mbi tokë i zbrazët si gëzhoja

Kur t`u shkundën gjethet e t`u zu rruga
Kur t`u zu drita nga sytë e t`u vu zjarri
Zbriti si rrëkeja nga malet Nuri Mazari
Shpëtimtari, ”Komandant Struga”

Të lirë e lindi dheu i nënës
Jo damar i gjetheve por i rrënjës
Shqipëtar e bir shqipëtari
Trim, me zemër Dollogozhdari

I pari pushkën për liri e ngrite
Flamurin kuq e zi e valvite
Si Pirro-ja dikurë kordhën vërtite
Komandant, ”Rroftë liria”bërtite!

Nën kushtrimin e UÇK-së u rreshtove
Për atëdhe e për shqipëtari u betove
S`deshe të rrosh nën pranga të rrobërisë
S`deshe të valvitet flamuri i sllavo-skllavërisë

Në tri luftëra more pjesë
Nuk trembet burri që vë besë
Nuk frikohet nga plumbat e armikut
As nga dredhitë e tradhëtarëve të trafikut

I pari zbrite nga kali, si Skënderbeu
Për të treguar se ku është rruga
Se si mbrohet toka, si ruhet atëdheu
Trim mbi trima ”Komandant Struga”

Në poezi e në mori portretesh
I përjetshëm do të mbetesh
Në pikturë e në bust prej ari
Ti, o vigan, Nuri Mazari!

Shkruar nga Ibrahim Abedini

Göteborg- Suedi
01.01.2016

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!