Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTentoi të futet dhunshëm në kazermën “Goce Dellçev”, plagoset nga rojet

Tentoi të futet dhunshëm në kazermën “Goce Dellçev”, plagoset nga rojet

Ushtari që ka qenë në roje, duke vepruar sipas procedurave të caktuara, herët në mëngjes në ora 2:53 ka parandaluar tentativë për hyrje të dhunshme në qarkun e kazermës “Goce Dellçev” në Shkup, informoi Ministria e Mbrojtjes.

Ushtari disa herë verbalisht e ka paralajmëruar personin, por pasi që nuk është bindur, rojtari ka qëlluar dy herë në ajër.

“Personi edhe më tej nuk i ka dëgjuar paralajmërimet, me ç’rast me njërin plumb është qëlluar në thembrën e këmbës së djathtë. Konform procedurave i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në spital. Menjëherë janë njoftuar organet kompetente hetuese”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Policia ushtarake, MPB dhe prokurori publik kanë dalë në vendngjarje. Të gjitha informacionet dhe dëshmitë relevante për ngjarjen janë dorëzuar tek organet kompetente, të cilët punojnë në zbardhjen e rastit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments