Më shumë se 500 euro janë të nevojshme për një familje prej katër anëtarësh për të mbuluar vetëm shpenzimet themelore brenda një muaji.
Sipas të dhënave më të fundit të statistikave shuma e shportës së konsumit është 32.671 denarë në kushtet kur paga mesatare është 24.517 denarë.
Sipas Statistikave për një vit janë shtrenjtuar shumica e produkteve në treg. Rritja më e madhe është regjistruar tek frutat cigaret dhe karburantet por janë shtrenjtuar edhe perimet vezët mishi qumështi peshqit. Çmimi mesatar është rritur edhe tek biçikletat aranzhime turistike mobiljet …
Sipas të dhënave të statistikave deri në 73 për qind e buxhetit familjar në muaj shkon për ushqim dhe strehim dhe vetëm 5 për qind shpenzohen për kulturën dhe shëndetin.
Në një vit çmimet kanë rënë të produktet e bukës drithërat përpunimi i mishit pijet joalkoolike biletat e avionit këpucët telefonat dhe pajisjet e IT-së …