Një burrë në Kinë ka zënë gruan e tij me të cilën për 20 vite ishte i martuar, duke e tradhtuar me shokun e tij të ngushtë, e gjitha ndodhi pasi kishte harruar kamerën e ndezur brenda shtëpisë.
Kamera ka filmuar gruan duke e tradhtuar burrin me mikun e tij të ngushtë, kurse burri i dëshpëruar ka deklaruar se pamjet e filmuara nga kamera kanë tejkaluar pritjet e tij.
Ai e kishte lënë kamerën në shtëpi duke menduar se ishte thyer dhe nuk punonte më.
E videoja është publikuar këto ditë nga burri i identifikuar vetëm Yang.
Yang nga qyteti kinez Mudanjiang, pretendon se videoja ishte filmuar në gusht të vitit 2016, dhe se në vitin 2018 është shkurorëzuar nga gruaja e identifikuar si Cui Hua si rezultat i tradhtisë.