Nga viti 2021, në vendet e Bashkimit Europian nuk do të përdoren më materialet plastike një përdorimshe.
Ky vendim u miratua në Parlamentin Europian me 560 vota pro dhe 35 kundër. Ndër të tjera, ky ligj parashikon se duke filluar që nga viti 2025 shishet e plastikës duhet të përmbajnë të paktën 25% material të riciklueshëm, kuotë e cila do të arrijë në 30 % brenda vitit 2030.
Ligji thekson edhe një objektiv për mbledhjen e 90% të shisheve të plastikës brenda vitit 2029.
Shtetet anëtare mund të reduktojnë konsumin e plastikës duke ofruar produkte alternative dhe duhet të ndalojnë shitjen falas të produkteve një përdorimëshe.
Letrat e lagura dhe artikuj të tjerë higjienikë do të kenë një etiketë të veçantë ku të tregohet se si mund të asimilohen si dhe përqindjen e plastikës.
Sipas Komisionit Europian më shumë se 80 % e mbeturinave në det përbëhen nga plastika.
Mbeturinat e plastikës gëlltiten nga gjallesat në det, duke u bërë në këtë mënyrë të pranishme dhe në zinxhirin ushqimor njerëzor.