Thursday, May 8, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiOliver Spasovski: MPB ka paditur 4 persona për djegien e kallamit në...

Oliver Spasovski: MPB ka paditur 4 persona për djegien e kallamit në Strugë dhe Ohër


Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot në seancën për pyetje të deputetëve është pyetur në lidhje me djegien e kallamit në Strugë dhe Ohër.

Ai tha se MPB deri tani ka ngritur katër padi penale ndaj personave të dyshuar për këtë vepër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“MPB disa herë ka marrë masa për pasojat e këtilla të dëmshme, edhe pse masa kanë marrë gjithashtu inspektoratet tjera kompetente nëpër komuna”, tha Spasovski.

Ai shtoi se ka denoncime për dy raste të djegies së kallamit dhe vjedhjeve në këto vende, gjegjësisht uzurpim të tokës së mbrojtur përreth liqenit.

Deputetja Nola Ismajlovska-Starova e cila e shtroi këtë çështje për ministrin e Punëve të Brendshme, gjithashtu bëri pyetje për gjendjen e konvikteve të studentëve, ndërsa nuk mori përgjigje pasi në Kuvend nuk ishin të pranishëm as ministri e as përfaqësues të Ministrisë së Arsimit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments