Demolohet dhe grabitet një shitore këpucësh përballë tregut të gjelbërt nē Strugë,tek ish shtëpia e mallrave në katin përdhesë, njofton Struga Ekspres.
Hajdutêt gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar pasi kanë thyer xhamat e lokalit, kanê vjedhur këpucë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, informon për Struga Ekspres,pronari i këpucëtarisë.
Sipas pronarit dëmet janë të konsiderueshme dhe se rasti është paraqitur në policinë e Strugës të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.
(Struga Ekspres)