Të mërkurën, rreth orës 14 e 40 minuta, ka ndodhur një zënkë e rëndë familjare, me ç’rast djali 30 vjeçar, ka tentuar ta godasë me sëpatë nënën e tij. Rastin në polici e ka paraqitur nëna e tij 52 vjeçare me iniciale M.Xh., transmeton Gazeta Lajm.
“Më datë 20.03.2019, rreth orës 14 e 40 minuta në SPB Shkup, M.Xh. (52) nga Shkupi ka den.oncuar se në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën ‘Reljo Shesto Krillo”, pas një zënke verbale, djali i saj I.R. (30) nga Shkupi ka tentuar ta go.dasë me së. patë. Ai është penguar nga fqinji M.F. pas kësaj, personi është arr.estuar në Stacionin policor të Çairit dhe po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të rastit”, njoftoi policia.