Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniEkskluzive/ Xhemal Mena është edhe zyrtarisht kandidati shqiptar për kryetar tê Ohrit

Ekskluzive/ Xhemal Mena është edhe zyrtarisht kandidati shqiptar për kryetar tê Ohrit

Zyrtarisht shqiptarët do të kenë kandidatin e tyre për kryetar komune në zgjedhjet lokale ne Ohër,njofton Struga Ekspres.

z. Xhemal Mena nga radhët e Lëvizjes BESA dorëzoi edhe zyrtarisht kandidaturën e tij në zyrat e komisionit komunal zgjedhor në Ohër.
Kandidatura e z.Xhemal Mena vjen pas insistimeve të shumta nga qytetarët e komunës së Ohrit,pavarësisht përkatësisë etnike të tyre.

Siç dihet deri në keto momente z.Xhemal Mena ka qënë këshilltar ne këshillin komunal ne Ohër nga radhet e Lëvizjes BESA,duke iu shërbyer me përkushtimin maksimal të tij në zgjidhjen e problemeve të përditëshme të qytetarëve të komunës së Ohrit, shkruan Struga Ekspres.

Pranimi i kësaj sfide nga ana e z.Xhemal Mena tregon pjekuri politike të subjektit të cilin e përfaqëson duke i dhënë mundësinë elektoratit shqiptar në Ohër të përfaqësohet fuqishëm në skenën politike në qytetin e Ohrit.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments