Sonte, në zyrat e BDI-së në Dibër, kryesia e BDI dega Dibër, mbajti mbledhje me dy pika të rendit të ditës:
1. Propozim dhe votim të kandidatit për kryetar komune për zgjedhjet lokale të 21 prillit, dhe
2. Propozim dhe votim për shef të shtabit zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet lokale të 21 prillit.
Në bazë të pikës së parë të rendit të ditës, kandidat për kryetar të Komunës së Dibrës u propozua dr. Hekuran Duka, i cili unanimisht u përkrah nga të gjithë anëtarët e kryesisë.
Ndërsa për shef të shtabit, u propozua dhe u përkrah unanimisht z.Artin Spahiu.