Pas shqiptimit të dën.imit nga Gjykata Penale për dhunuesit e rastit “Dhuna në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27-prill 2017”, kanë reaguar familjarët e të dënuarve edhe qytetarë të shumtë.
Për dënimin e Abdulfeta Alimit reaguan xhaxhai i tij dhe nga partia Aleanca për Shqiptarët duke e cilësuar atë si njeri që ka dashur të shpëtojë jetë dhe jo si dhunues, transmeton Portalb.mk.
“Sot kemi ardhur ta dëgjojmë vendimin. Vëllai im s’ka bë asgjë të keqe, ka shpëtuar njeri dhe të burgoset me 7 vite burg nuk e di, kjo është e pamundur. Aspak nuk është i mirë ky vendim”, tha xhaxhai i të dënuarit Abdulfeta Alimi.