Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaMomenti kur terroristi kapet nga policia, që vrau 49 persona në dy...

Momenti kur terroristi kapet nga policia, që vrau 49 persona në dy xhamitë në Zelandën e Re (VIDEO)

Një video amatore e filmuar nga një kalimtar rasti shfaq momentin kur arreston njërin nga sulmuesit në dy xhamitë në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 49 persona dhe mbi 40 tjerë u plagosën.

Shtetasi australian i identifikuar si Brend Tarrant kishte shkuar me veturë deri te xhamia, ku kishte qenë i armatosur deri në dhëmbë, dhe më pas shihet duke nxjerrë armët dhe duke qëlluar besimtarët që ishin brenda xhamisë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si njëri nga sulmuesit kishte tentuar të arratiset nga vendi ngjarjes, por ishte reagimi i shpejtë i policisë që bëri që ai të përfundojë në pranga, e vetura e tij të qëndrojë e varur nga përplasja me veturën e policisë.

Ai shihet i shtrirë në tokë, derisa policët e rrethojnë dhe e prangosin. E në anën tjetër kryeministrja e Zelandës së Re e ka cilësuar si “ditën më të errët për Zelandën e Re”. /Telegrafi/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments