Rriter numri i viktimave pas sulmit terrorist.
Komisioneri i Policisë në Zelandë të Re, Mike Bush ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në xhami ka arritur në 49.
Sipas tij, 41 prej tyre u vranë në xhaminë e Deans Avenue, derisa tetë të tjerët në xhaminë tjetër.
Bush tha se ky akt llogaritet si masakra më e madhe në historinë e këtij vendi në 30 vitet e fundit, kur një burrë me emrin David Gray mbyti 13 persona në një sulm.
Aktualisht në spitalin e Christchurcht po trajtohen 48 pacientë me plagë nga arma e zjarrit.