Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Real Madridi ka bërë të ditur se Zinedine Zidane është rikthyer në skuadër dhe do të zëvendësojë Santiago Solarin, transmeton Gazeta Express.
Zidane kthehet pasi u largua në vitin 2018 menjëherë pasi fitoi Championsin e tretë me radhë.
Madridi ka bërë të ditur se trajneri francez ka nënshkruar me klubin deri në qershor të vitit 2022.
Klubi gjithashtu ka bërë të ditur se Madridi i ka ofruar Solarit të qëndrojë në klub, gjithçka do të varet prej tij.
“Bordi i Real Madridit, i cili sot u takua, më 11 mars 2019, ka vendosur të përfundojë kontratën që lidh Santiago Solari me klubin si trajner i ekipit të parë dhe, në të njëjtën kohë, Real Madrid ka ofruar të vazhdojë të jetë pjesë e klubit”, shkruan Madridi nw faqen zyrtare.
“Real Madrid vlerëson punën e bërë nga Santiago Solari dhe angazhimin dhe besnikërinë që ai ka treguar gjithmonë në këtë shtëpi”.
“Bordi i Drejtorëve ka pranuar gjithashtu emërimin e Zinedine Zidane si trajner i ri i Real Madridit me inkuadrim të menjëhershëm për pjesën e mbetur të sezonit dhe tre të tjerat, deri më 30 qershor 2022”.
“Presidenti i Real Madridit do të paraqitet sot me Zinedine Zidane para mediave në orën 20:00 në dhomën e shtypit të stadiumit Santiago Bernabeu”, thuhet në njoftimin e klubit.