A do kemi kandidat shqiptar per kryetar komune në Ohër?
Sipas burimeve te sigurta nga kryesia e degës se Lëvizjes BESA në Ohër, seriozisht eshte duke u shqyrtuar mundësia per te dalur me kandidat shqiptar per kryetar komune në zgjedhjet lokale per kryetar komune në Ohër.
Sipas të njejtave burime, jane duke u shqyrtuar disa kandidatura, ndër te cilat si më serioze mund të jete edhe kandidimi i kryetarit te degës së Lëvizjes BESA nga Ohri z.Xhemal Mena.
Sipas anketimeve te kohëve të fundit, z.Xhemal Mena qëndron shume mire ne elektoratin e Ohrit, duke u rënditur i pari ,pas kandidatëve maqedonas.
A do kete dicka konkrete,mbetet te shohim në ditët në vijim, kur edhe kryesia e kësaj dege pritet të thotë fjalën e fundit.
(Struga Ekspres)