Në takimin e sotëm të liderëve mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sipas burimeve të Alsat nga partia opozitare, do të hapen tre tema. E para është që zgjedhjet të jenë kredibile dhe korrekte. Do të kërkohet që të ndërpriten punësimet para zgjedhjeve, por edhe largimet nga puna dhe frikësimet në administratën publike. Gjithashtu do të kërkohet të ndërpritet ndarja e tokës shtetërore bujqësore, që është duke u zhvilluar. Nga VMRO DPMNE thonë se nëse në ditën e zgjedhjeve vërehet mbushja më e vogël e kutive, siç ndodhi sipas tyre në referendum, atëherë ditën e njëjtën do të dalin me thirrje për bojkot dhe nuk do t’i pranojnë zgjedhjet.
ZGJEDHJE KORREKTE DHE KREDIBILE PRESIDENCIALE
NDËRPRERJA E PUNËSIMEVE DHE FRIKËSIMEVE
NËSE KA MBUSHJE TË KUTIVE, DO TË TËRHIQEN NGA ZGJEDHJET
Çështja e dytë që pritet ta hapë Mickoski është për ligjet reformuese. Pika kryesore do të jenë reformat në shërbimet sekrete, që është duke u zhvilluar. Nga VMRO DPMNE konsiderojnë se zgjidhjet ekzistuese ligjore mundësojnë edhe më tej të ketë mundësi për ndjekje të paautorizuar dhe përgjim të qytetarëve nga agjencitë e reja të sigurisë. Për këtë, do të insistohet në zgjidhje me të cilën kjo do të pamundësohej.
LIGJE REFORMUESE
REFORMAT NË SHËRBIMET E SIGURISË
KËRKESË PËR HEQJEN E MUNDËSIVE PËR PËRGJIM TË PAAUTORIZUAR
Pika e tretë është fati i Prokurorisë Speciale Publike. Nga VMRO DPMNE-ja thonë se deri në shtator ka kohë të mjaftueshme që grupet punuese të pushtetit dhe opozitës ta gjejnë zgjidhjen më optimale për funksionimin e PSP-së. Sipas VMRO DPMNE-së, nuk ka pengesa që kjo prokurori të bëhet pjesë e prokurorisë së rregullt, por kushti kryesor është ndryshimi i zgjidhjeve aktuale personale. Nga VMRO-DPMNE-ja nuk e përjashtojnë mundësinë e një prokurori special publik nga jashtë, i cili nuk do të hetonte korrupsion tek politikanët vetëm në të ardhmen, por do të hapte raste të çdo dyshimi për përfshirjen e politikanëve në rastet e mëparshme. Do të propozohet që PSP-ja të mund të hapë raste që nuk janë sqaruar për disa dekada, siç është kursimorja TAT dhe një sërë rastet tjera.
FATI I PSP-SË
PSP-JA DO TË VAZHDONTE ME PUNË PRANË PROKURORISË PUBLIKE
NDRYSHME TË PERSONELIT NË PSP, MUNDËSI PËR PROKUROR TË HUAJ
HETIME PËR TË GJITHË RASTET E PAZBARDHURA KU KA DYSHIME PËR PËRZIERJE TË POLITIKANËVE
Takimi mes Zaevit dhe Mickoskit pritet të fillojë në orën 20 në Qeveri dhe është me kërkesë të liderit të opozitës.
ALSAT