Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBota157 viktima nga 30 shtete, dalin pamjet nga tragjedia ajrore (FOTO)

157 viktima nga 30 shtete, dalin pamjet nga tragjedia ajrore (FOTO)

Një tragjedi ajrore ndodhi paraditen e sotme në Etiopi, ku avioni “Boeing 737 MAX” që ishte ngritur në fluturim drejt Nairobit u rrëzua disa kilometra larg aeroportit të kryeqytetit Addis Abeba.

Avioni, një prodhim i ri, i futur në linjat ajrore së fundmi u zhduk nga radarët vetëm 8 minuta pas ngritjes në ajër. Sipas “Airlines Ethiopian”, 149 pasagjerët dhe tetë anëtarët e ekuipazhit vdiqën në këtë aksident ajror.

Kompania dhe mediat kanë publikuar edhe pamjet nga vendngjarja, ku duket sikur një bombë ka rënë mbi vendin e shkatërruar dhe trupat e viktimave të mbuluar me qese të zeza shihen ende përtokë.

Embedded video

Channel NewsAsia

@ChannelNewsAsia

Crowds gather around the site of the Ethiopian Airlines crash. None of the 157 passengers survived, said the airline’s CEO https://cna.asia/2F3iICR 

Publikimi i pamjeve u bë pak pasi linja ajrore tha se të gjithë në bordin e aeroplanit kishin vdekur.

Fotografia e ndarë nga kompania në Facebook tregon CEO-n e saj, Tewolde Gebremariam, duke vizituar skenën e tmerrshme. Ekzekutivi i linjës ajrore tha se “i vjen keq që po konfirmon se nuk ka të mbijetuar”.

Megjithëse nuk tregon shtrirjen e plotë të tragjedisë, disa pjesë të kornizës ajrore të avionit mund të shihen në tokë.

Pasagjerët e 30 kombësive të ndryshme ishin në bordin e avionit. Aty kishte qytetarë të Etiopisë, Kanadasë, Italisë, SHBA-ve, Kinës, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Egjiptit, Rusisë dhe vende të tjera.

Operacionet e kërkimit dhe të shpëtimit filluan pasi aeroplani u zhduk nga radarët. 737 MAX u gjet jashtë qytetit etiopian të Bishoftu, që është 60 km në jug-lindje të kryeqytetit Addis Abeba.

Avioni në fjalë ishte shumë i ri dhe ishte porositur nga kjo linjë ajrore vetëm vitin e kaluar.

Ndërkohë, “Boeing” shkroi në Twitter se është “duke monitoruar nga afër situatën”, por e bëri të qartë se avionët e tjerë të këtij lloji nuk kanë probleme.

“Airlines Ethiopian” ka një rekord mjaft të mirë sigurie në krahasim me transportuesit e tjerë afrikanë, edhe pse një prej avionëve të tyre u rrëzua në Detin Mesdhe pak pas largimit nga Beiruti në vitin 2010.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!