Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniStevo Pendarovski kandidat për president i LSDM-BDI

Stevo Pendarovski kandidat për president i LSDM-BDI


Stevo Pendarovski do të jetë kandidati që sonte do të bëhet i ditur edhe zyrtarisht sonte në ora 20. Gazeta KOHA merr vesh se për Kryesinë e LSDM-së, ashtu edhe për BDI-në, Pendarovski është kandidati më i pranueshëm, pasi biografia e tij nuk prek asnjë çështje që tangon dy etnitetet më të mëdha në vend.

Profesor dhe docent i sigurisë ndërkombëtare në Kolegjin Amerikan, LSDM dhe BDI mendojnë se me Pendarovskin mund t’i dilet përballë profesor Blerim Rekës, si kandidat i pavarur dhe që ka mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA. Emri i Pendarovskit do të publikohet sonte, ndërsa nga gara është eliminuar Oliver Spasovski, kandidati i dytë që në anketat e brendshme të LSDM-së, kishte marrë mbështetje për president. (koha.mk)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments