Tuesday, March 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiJa pse themi ‘shëndet’ kur teshtijmë

Ja pse themi ‘shëndet’ kur teshtijmë


Sigurisht që e kemi zbatuar, por e keni pyetur ndonjëherë veten pse urojmë kështu? Ç’kuptim ka që themi ‘shëndet” kur dikush teshtin?

Të gjitha studimet takohen në një ide të vetme: Duke thënë “shëndet” kemi mbrojtur njeriun që teshtin nga “vdekja e mundshme”, pasi në këtë çast zemra ndalon.

Pr, ç’është teshtima dhe ç’lidhje ka ajo me zemrën?

Teshtima konsiderohet si një mekanizëm mbrojtës. Është një sjellje instiktive që shërben për të pastruar hundët nga pluhuri dhe mbeturinat. Pra, kur diçka ju irriton brenda hundës tuaj, mbyllni sytë, merrni frymë thellë dhe pastaj kontraktoni & çlironi me shpejtësi muskujt. Atë ndjesinë që vjen pas e dimë të gjithë.

Po ç’lidhje ka kjo me ndalimin e zemrës?

Ky është një mit që në thelb ka diçka të vërtetë. Mendoni pak për pozicionin e zemrës në trupin tonë- afër krahërorit dhe mushkërive. Frymëmarrja e thellë (ajo para teshtimës) aktivizon një nerv të gjatë të quajtur “vagus” (nervi që lidh trurin me trupin). Përveç përgjegjësive të tjera, ky nerv i çon zemrës sinjale të veprojë më ngadalë. Prandaj, në disa njerëz frymëmarrja para teshtimës aktivizon këtë nerv i cili bën që zemra të mos rrahë normalisht.

Gjithsesi kjo s’është asgjë për tu shqetësuar, asgjë nuk ndodh nga një teshtimë dhe “shëndet” në fund të ditës themi sepse jemi të sjellshëm.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments