Tuesday, March 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiVrasja e 23 vjeçarit që tronditi struganët

Vrasja e 23 vjeçarit që tronditi struganët


Vrasja e sotshme e të riut (Z.B), 22 vjeç dhe plagosja e babait të tij ka tronditur rëndë opinionin strugan dhe më gjerë.
Nëpër rrjetet sociale kudo shprehet dhimbja dhe trishtimi për humbjen e të të riut nga Pohumi dhe plagosjen e babait të tij.
Skena tmerri dhe dhimbje kanë pêrjetuar banorêt e Pohumit të cilët shprehen se nuk dinë se si ka ardhur deri te tragjedia e madhe, ku humbi jetën 23 vjeçari dhe u plagos babai i tij,shkruan Struga Ekspres.

Por ja çfarë thonë nga policia për vrasjen e 23 vjeçarit nga Pohumi i Strugës dhe plagosjen e babait të tij:

Sot rreth orës 18.40 min është denoncuar se në fshatin Pohum të Strugës U.V (i lindur 1997) nga fshati Pohum ka shtirë me armë zjarri në drejtim të Z.B(1996) dhe V.B (1973), por në vendngjarje ka pasë edhe personë të tjerë.
Z.B ka ndërruar jetë ndersa V.B është transportuar në Spitalin Qendror në Strugë.
U.V është vetëdorëzuar në Stacionin e Policisë në Strugë.
Ndërrmirren masat dhe aktivitetet për sqarimin e plotë të rastit.

Sektori për Punë të Mbrendëshme Ohër
Zyra për marëdhënie me publikun

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments