Nga mesi i muajit të ardhshëm, “Wizz Air” do të fillojë të operojë në dy nga katër destinacionet e sapo siguruara në aeroportin e Ohrit “Shën Apostol Pavel “, njofton Struga Ekspres.
Sipas marrëveshjes së re me qeverinë maqedonase për mbështetjen financiare për linjat ajrore, duke filluar nga data 18 mars, do të fillojë linja e re e fluturimeve,Ohër-Malmo, që do të fluturojë 2 herë në javë,të hënën dhe të premten.
Kurse në linjën tjetër, Ohër-Milano fluturimet fillojnë më 19 mars, çdo të martë dhe të shtunë.
(Struga Ekspres)