Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBesa dhe Aleanca mbështesin Blerim Rekën si kandidat presidencial

Besa dhe Aleanca mbështesin Blerim Rekën si kandidat presidencial


Pasi profesori,Blerim Reka sot përmes rrjetit social Facebook ka konfirmuar kandidaturën e tij si kandidat i pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kumtojnë se përkrahin kandidaturën e Prof. Dr. Blerim Rekës për President të shtetit.

Sipas tyre përvoja e tij e pasur akademike dhe diplomatike vetëm do ta fuqizonte funksionin e Presidentit të shtetit.

“Si parti opozitare, konsiderojmë se zgjedhjet presidenciale në vend nuk kanë kuptim pa kandidat shqiptar, sepse ndryshe shqiptarët do të reduktoheshin vetëm në votues që japin votën, por jo edhe subjekt për të cilin duhet të votohet.
Për arsye parimore, e përkrahim kandidaturën për President të profesor Rekës”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët përkrahin kandidaturën e Prof. Dr. Blerim Rekës për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Si parti opozitare, konsiderojmë se zgjedhjet presidenciale në vend nuk kanë kuptim pa kandidat shqiptar, sepse ndryshe shqiptarët do të reduktoheshin vetëm në votues që japin votën, por jo edhe subjekt për të cilin duhet të votohet.

Për arsye parimore, e përkrahim kandidaturën për President të profesor Rekës.

Përvoja e tij e pasur akademike dhe diplomatike vetëm do ta fuqizonte funksionin e Presidentit të shtetit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!