Dy të lënduar në aksidentin tragjik në Llaskarcë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetë, ndërsa shtatët të tjerë janë transferuar për mjekim të mëtutjeshëm në spitalin e qytetit “8 Shtatori”. Katër nga të lënduarit akoma gjenden të hospitalizuar në urgjencë, mirëpo tre prej tyre janë jashtë rrezikut për jetë derisa njëri vazhdon të jetë në gjendje kritike.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se shumica prej të lënduarve do të lirohen për mjekim shtëpiak pasi gjendja e tyre tashmë është stabilizuar.