Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinion“Këtu nuk ka punë, s’mund të jetojmë”, shqiptarët po ikin çdo ditë...

“Këtu nuk ka punë, s’mund të jetojmë”, shqiptarët po ikin çdo ditë nga vendi


Elisabeta Hoxhaj po bën gati valixhen për t’u larguar nga Shqipëria së bashku me familjen e saj.

Gruaja e re, e cila banon në Vlorë, po emigron jashtë Shqipërisë së bashku me dy vajzat e saj, sepse, siç thotë vetë, në Vlorë e ka të pamundur të ndërtojë jetën.

“Ekonomia, arsimimi i fëmijëve, të gjitha…”, thotë Elisabeta.

Bashkë me të do të ikë edhe Enerida. Ajo shpreson që në Perëndim të ketë mundësi më të mira për shkollim: “Nuk ka ekonomi dhe për këtë arsye po ndjek prindërit”.

Bashkëshorti i Elisabetës është emigrant dhe shtëpia e kësaj familjeje në Vlorë është nën kujdesin e babait të tij.

“Kam 5 fëmijë dhe asnjëri prej tyre nuk është këtu. Papunësia, fukarallëku, infrastruktura i detyron njerëzit që të largohen”, thote ai per “t.ch”.

Familja ndahet këtu për të nisur një jetë tjetër larg Shqipërisë, ku mund të gjejnë punë më të mirë, shkolla më të mira dhe kushte jetese më të mira.

Në pak vite, fshatra të tëra dhe lagjet e qytetit të Vlorës janë zbrazur nga emigracioni. Ikja është e heshtur dhe e pandalur.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!