Me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion janë arrestuar ish kreu i Kuvendit Trajko Veljanovski dhe ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski. Arrestimi i tyre ka të bëj me ngjarjet e dhunshme në Kuvend me 27 prill. Ata dyshohen se kanë organizuar ngjarjet e përgjakshme në Kuvend. Të arrestuarit po merren në pyetje nga gjykatësi hetues në Gjykatën Penale. Sipas gjitha gjasave, Veljanovskit nuk mund ti caktohet masa e paraburgimit për shkak të imunitetit të deputetit. Kurse ish-drejtori i shërbimit sekret Vladimir Atanasovski tashmë është në paraburgim si i dyshuar për organizimin e sulmit të përgjakshëm më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Procesi gjyqësor rreth ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend është para përfundimit, gjykimi filloi në gusht të vitit të kaluar dhe udhëhiqet nga gjykatësja Dobrilla Kacarska. Gjykimi në fillimi nisi kundër 33 personave, ndërsa në pajtim me Ligjin për amnisti u falën gjithsej 15 persona. Kurse dje të pandehurit thanë fjalët përmbyllëse.