Analisti i njohur Arsim Sinani ka goditur ashpër ministrin e Arsimit Arbër Ademin, për të cilin ka thënë se për shkak të inateve politike po dëmton arsimin dhe po i hakmerret komunave që drejtohen nga opozita shqiptare.
“Vocrraku i Alisë e devalvoi komplet Arsimin, as në kohën e komunizmit nuk ka pas kaq ndërhyrje në Arsim. Hakmarrje e tillë ndaj komunave ku ka fituar opozita shqiptare tregon për joseriozitetin e kësaj partie në mënyrën se si qeverisin pa përgjegjësi. Arbër Ademi me këtë sjellje e tregon inatin e ulët që e kanë ndaj opozitës. Por ndëshkimi do vijë, nëse jo sot, nesër me siguri. Në vend se të merret me shkollat shqipe në: Prilep, Manastir, Ohër, Prespë, Veles etj merret me punë hakmarrjeje. Bravo. Bashkë drejt shkatërrimit të shqiptarëve”, shkruan Sinani në profilin e tij në facebook.