Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAlsat: Nepotizmi, punësime të reja të zyrtarëve në pushtet

Alsat: Nepotizmi, punësime të reja të zyrtarëve në pushtet

Edhe Nazmi Hani, i biri i zëvendëssekretarit të Qeverisë, Tahir Hani, u punësua në ELEM si referent në njësinë Treska. Lajmin për Alsat e konfirmoi personalisht Tahir Hani, por edhe nga vet kompania.

ELEM u bë vend pune edhe për bashkëshorten e vëllait të gruas së ministrit Kreshnik Bekteshi, Nertila Useini Kaba. Kompania shtetërore e energjisë është më e kritikuar, por edhe rekorder për punësime të njerëzve të afërt me qeverinë. Pas njoftimit nga Kryeministri për tërheqjen e të familjarëve të zyrtarëve nga kompanitë shtetërore,  pyetëm në ELEM, por atje askush nuk vendosi të japë dorëheqje. Opozita akuzon për raste të reja të nepotizmit.

Se nepotizmi nuk është një rast dhe i vetmi, por është mënyrë e punës së LSDM-së flet edhe shembulli me deputetin e LSDM-së nga Negotina, Riste Tashev, motra e të cilit Katerina Jordanova është punësuar në shkollën fillore “Strasho Pinxhur”. Cili është kriteri sipas të cilit, është punësuar pikërisht motra e deputetit të LSDM, e jo dikush tjetër?“- tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, dorëheqja e parë sot ndodhi në nivel lokal, në Strumicë. Nga vendi i punës referent në Regjistrin qendror tërhiqet nëna e zëdhënësit të LSDM-së dhe deputetit, Kostadin Kostadinov.

Ndonëse nëna ime është e punësuar në shpallje transparente, ku janë respektuar të gjitha procedurat ligjore, unë bisedoj me të dhe ajo do të tërhiqet nga vendi i punës. Pres që këtë parim të moralit të lartë ta ndjekin edhe funksionarët e lartë”- pohoi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Ministri i Administratës Damjan Mançevski siguron se familjarët e funksionarëve do të tërhiqen nga vendet e punës, por refuzoi të përmendë emra konkrete.

Njerëzit do të tërhiqen. Rezultatet e para do t’i shihni sot, por le të lejmë ato të jenë hapa konkret të paralajmëruar nga vetë njerëzit që janë në këtë proces. Do t’i tregojnë njerëzit që do tërhiqen”- tha Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Mançevski paralajmëroi se po përgatitet ligj për shërbime të larta udhëheqëse, sipas të cilit komisione të përbëra edhe nga sektori joqeveritar do t’i garantojnë proceset e punësimit dhe zgjedhjen e njerëzve.

ALSAT

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!