Prokuroria Themelore e Shkupit ka dorëzuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personit për të cilin ekziston dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale “Lëndim trupor” nga neni 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal.
“I dyshuari më 17.02.2019, në shtëpinë familjare në fshatin Vizbeg, në gjendje të alkolizuar, fizikisht e ka sulmuar nënën e tij, duke e goditur me grushta në kokë dhe në trup.
Pastaj, me të dy duart e ka ngulfatur të dëmtuarën, e ka rrëzuar në tokë dhe ka vazhduar që ta godasë me çka i ka shkaktuar lëndime trupore”, thonë nga Prokuroria.