Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëHashim Thaçi: Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së,...

Hashim Thaçi: Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Adem Jasharit


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, komandantin legjendar Adem Jashari.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ku ka bashkangjitur një fotografi me Adem Jasharin, të dy në uniformën e UÇK-së, ka nderuar të gjithë dëshmorët e kombit.

“11 vjet pavarësi! Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit tim të orëve të para të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën sublime. Nderime gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Thaçi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments