Ja çfarë tha shoferi i autobusit të aksidentuar ku vdiqën 14 persona

0
8


Sipas burimeve në hetim, shoferi i autobusit në pronësi të kompanisë Durmo Tours ka thënë se nuk i kujtohet se si ndodhi aksidenti, njofton TetovaSot.

Përgjigjet duhet t’i japë hetimi pas inspektimit të bërë në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimit të autobusit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski mbrëmë tha se kompania Durmo Tours kishte licencën e nevojshme për punë dhe se automjetet e tyre i kalonin rregullisht inspektimet teknike.