Ambasada e SHBA-së në Shkup, e ka ulur flamurin në gjysmë shtizë pas aksidentit të djeshëm tragjik në të cilën humbën jetën 14 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
Në një positm në Tuiter, ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli shprehë ngushëllime për familjarët e të vdekurve, ndërkaq u dëshiron shërim sa më të shpejtë të plagosurve.
“Thellë të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve në autostradën Shkup-Tetovë. Në emër të Ambasadës së Amerikës në Shkup, u shprehim ngushëllime të përzemërta familjeve të viktimave dhe banorët të Gostivarit. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të plagosurit duke u dëshiruar shërim të plotë”shkruan Bejli.