Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFilipce: 14 viktima të konfirmuara, 7 ne gjendje të rëndë (VIDEO)

Filipce: 14 viktima të konfirmuara, 7 ne gjendje të rëndë (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce dhe kryeministri Zoran Zaev kanë vizituar spitalin e qytetit “8 shtatori” në Shkup. Pas vizitës Ministri i Shëndetësisë Venko Filpce para gazetarëve konfirmoi se viktimat janë 14 dhe jo 15 siç flitej mëngjesin e sotëm, ndërsa 7 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë. Për momentin nga 7 pacientët në gjendje të rëndë 4 janë të shtruar në spitalin “9 shtatori” ndërsa 3 të tjerët në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”. Për momentin 37 te shtruar në gjendje më të mirë shëndetësore gjenden në spitalin “8 shtatori”, ndërsa 8 në Klinikën e Shkupit “Nënë Tereza”, kurse 2 në spitalin e Tetovës dhe 1 në atë të Gostivarit. Ai shtoi se nga 4 të lënduarit në gjendje të rëndë 3 janë operuar dhe për momentin janë nën observimin e plotë të ekipit të mjekëve. Ministri Filipçe siguroi nga ana tjetër se ekipet e mjekëve po bëjnë të pamundurën dhe se 80 per qind e mjekëve ndodhen në shërbim dhe në disponibilitet të plotë për përballimin e kësaj situate emergjente.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments