Vetë e kam nxjerrë djalin tim nga autobusi. Ai më thirri në telefon dhe vetëm tha: “Nuk e di se çfarë ka ndodhur, kemi pasur një aksident”. Unë menjëherë jam nisur nga Gostivari në Karpalak dhe nxora djalin tim nga autobusi, përcjell TetovaSot dhe Struga Ekspres.
Kështu rrëfen ngjarjen babai i njërit prej djemve të plagosur në tragjedinë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe mbeten të plagosur 32 të tjerë katër prej të cilëve luftojnë për jetë.
Ndryshe nga ai, shumë qytetarë nga Gostivari që erdhën në vendin e ngjarjes nuk gjetën të dashurit e tyre.