Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArben Taravari: Disa prej të lënduarve janë në gjendje kritike, lutuni për...

Arben Taravari: Disa prej të lënduarve janë në gjendje kritike, lutuni për ta


Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari po gjendet bashkë me të lënduarit në spitalin 8 shtatori në Shkup.

Postimi i plotë:

Dita e sotme është kthyer në një ditë të mbrapshtë për mbarë vendin…

Jam i trishtuar të lajmëroj se një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkup-Tetovë.

Unë ndodhem në Spitalin Shtetëror në Shkup ku aktualisht ndodhen 4 persona të hospitalizuar në Repartin e Urgjencës. Gjendja e tyre po trajtohet me profesionalizëm nga ekipi mjekësor dhe jam i sigurtë në dedikimin e tyre maksimal për të shpëtuar jetën e këtyre njerëzëve.

Ndërkohë në spitalin “8 Shtatori” janë hospitalizuar 20 persona të tjerë…

Nuk është shënuar asnjë viktimë por më duhet të njoftoj se disa prej tyre ndodhen në kushte kritike për jetën.

Fatkeqsisht në këtë aksident janë përfshirë individë të moshave të ndryshme, dhe janë nga Gostivari…

Këto janë orë të vështira për të gjithë ne, i lutemi Zotit të na ndihmojë!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments