Lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në faqen e tij të Fejsbukut ka reaguar në vendimin e LSDM-së se nuk do të ketë zgjedhje të parkohshme parlamentare së bashku me ato presidencialet, duke theksuar se kryeministri Zoran Zave dhe LSDM i shmangen zgjedhjeve nga frika e ballafaqimit me vullnetin e popullit, njofton Koha.
“LSDM-ja është në panik dhe në kaos. Shumë shpejt do të ballafaqohen me të vërtetën e dështimit të tyre. Sado që të ikësh do të sfidoj në zgjedhjet parlamentare, sepse populli do të sfidojë, do të kthehet dëlirësia në vendin tonë, Maqedonia do të fitojë”, shkroi Mickoski në Fejsbuk. (koha.mk)