Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka sqaruar se nuk ka asnjë dosje të hapur për të nga PSP-ja, pasi sipas tij e vetmja dosja është ajo që rri akoma në Beograd. Ai tha gjithashtu se nuk ka asnjë marrëveshje me prokuroren speciale Katica Janevën dhe se është i gatshëm të përballet me drejtësinë.
Prokuroria Speciale Publike nuk ka asnjë dosje të hapur kundrejt meje, e vetmja dosja është ajo që rri akoma në Beograd. Nuk kam bërë asnjë marrëveshje me Katica Janevë. Nuk ka asnjë marrëveshje me të që të më hiqen lëndë mua apo Bujar Osmanit. Unë ju them po të keni vazhdoni më tutje me hetimet, hapni hetim, mbyllni hetime dhe mos na lini gurë mbi qafë.