Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArbër Kadriu: Shqiptarëve të Velesit iu mohohet e drejta e arsimit në...

Arbër Kadriu: Shqiptarëve të Velesit iu mohohet e drejta e arsimit në gjuhën amtare (VIDEO)

Platforma Rinore Shqiptare (PRSH) ka reaguar ndaj diskriminimit që po u bëhet nxënësve shqiptarë të komunës së Velesit. Në një prononcim për media, kryetari i kësaj platforme, Arbër Kadriu tha se shumë nxënës të fshatrave të Velesit arsimohen në gjuhën maqedonase dhe jo atë shqipe duke nisur nga klasa e parë e arsimit fillor. Me këtë rast, Kadriu i bën thirrje politikës shqiptare dhe institucioneve kompetente urgjentisht të ndërmarrin masa për ti dhënë fund kësaj padrejtësie ndaj popullit shqiptar në Maqedoni.

“Platforma rinore shqiptare si organizatë joqeveritare bën apel dhe ngrit zërin e saj për padrejtësinë që u bëhet nxënësve shqiptarë të fshatit Karasllarë të Velesit të cilëve u privohet e drejta e tyre që të mësojnë në gjuhën amtare në shkollë dhe njëherit i gjithë procesi i lëndëve të zhvillohet me libra në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik. Kjo gjendje e mjerueshme është duke ndodhur disa dekada me radhë e lënë në harresë dhe mëshirë të fatit. Banorët shqiptarë të kësaj rrethine, kryesisht të qytetit të Velesit nuk janë përfillur fare nga asnjë parti politike shqiptare dhe institucionet e vendit duke filluar nga kryetari i komunës, ministria e Arsimit, z. Arbër Ademi dhe deri tek pushteti edhe sot e kësaj dite. Ne si OJQ dhe unë si kryetar e kam pas përgjegjësinë dhe bëj thirrje deri te kryeministri i vendit Zoran Zaev që të gjej zgjidhje sa më të shpejt dhe të duhur për rastet në fjale, duke ja tërhequr vëmendjen se ai po e shkel të drejtën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë dhe se nuk mund të integrohet vendi përderisa popullsisë së dytë me shumicë shqiptare dhe shtet formuese po i prihet dhe po i merret e drejta e arsimimit, shkollimit dhe përparimit në vend”, tha Arbër Kadriu, Platforma Rinore Shqiptare.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!