Një avion i linjës Stutgartt-Prishtinë ka bërë një ulje të detyruar në Slloveni pasi është përfshirë nga flakët gjatë kohës që ishte në fluturim.
Në bordin e avionit kishte shumë shtetas shqiptarë nga Kosova, ndërkohë që piloti sapo ka konstatuar defektin ka bërë një ulje të detyruar menjëherë.
Sipas informacioneve të transmetuara në mediat e Kosovës, si pasojë e defektit ka mbetur i plagosur vetëm piloti I avionit.
Ndërkohë bëhet e ditur se aeroplani i përket kompanisë Euroëings dhe sipas informacioneve të Aeroportit të Stutgartt-it ai duhet të mbërrinte në Prishtinë rreth orës 16:40.
Ndërsa autorietet kosovare të aeroportit “Adem Jashari” nuk kanë dhënë një shpjegim për ngjarjen.