Tuesday, June 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaAustri, kaos në rrugët e bllokuara nga bora, mungon kripa

Austri, kaos në rrugët e bllokuara nga bora, mungon kripa

Prodhimi dhe dorëzimi i kripës për të shkrirë dëborën kanë pësuar vërtetë anomali në Austri për shkak të reshjeve rekord të dëborës, të regjistruara në vend që prej një jave, njoftoi sot kompania prodhuese e kripës ‘’Salinen Austria’’.

”Ndërkohë që kërkesa është më pikun më të lartë, kompania me seli në zemër të Alpeve, po përjeton vështirësi të mëdha për të mundësuar dorëzimin në shumë akse që është bllokuar ose ndaluar qarkullimi për shkak të rreziqeve të ortekëve”, njoftoi zëdhënësja, Katharina Steiner për agjencinë APA.

Përveç kësaj shumë punonjës të ish-monopolit të shtetit, i cili punëson rreth 500 persona nuk munden të shkojnë në punë, gjë që ka shkaktuar anomali në prodhim, përcjell Atsh.

Kompania ‘’Salinen Austria’’, selia e së cilës ndodhet në Ebensee, pranë Salzburgut dorëzoi dimrin e kaluar 500 000 tonë kripë për të shkrirë rrugët nga dëbora.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments