Monday, June 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAleanca e Strugës: Komuna të bëjë detyrën, rrugët duhet të pastrohen!

Aleanca e Strugës: Komuna të bëjë detyrën, rrugët duhet të pastrohen!

Komuna të bëjë detyrën, rrugët duhet të pastrohen!

Bora e rënë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm e befasoi Komunën e Strugës. Fjalët e mëdha i mori era e i mbuloi bora.
Të parët e komunës në gjumë, ndërsa kompanitë e kontraktuara për pastrimin e borës kanë pritur që dikush t’iu a kujtojë ose kanë pritur që të mbarojnë rreshjet.
Ata që e pësojnë janë qytetarët e Strugës, të cilët janë bllokuar e nuk mund të kryejnë obligimet e tyre të përditshme.
Komuna në qoftë se nuk ka kapacitete për menaxhim të situatave të tilla, të kërkojë ndihmë nga institucionet tjera dhe të shtojë kapacitetet për zgjidhjen e kësaj situate.
Sipas informatave tona në shumë fshatra akoma nuk ka kaluar asnjë automjet për pastrimin e borës e në disa të tjerë kanë kaluar vetëm nga njëherë në mëngjes dhe i kanë lënë rrugët në mëshirë të fatit.
Pritet që temperaturat të ulen akoma dhe me këto rrugë të papastruara, situata do të përkeqësohet më tepër.

Aleanca për Shqiptarët Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments