Aksident tragjik në rrugën Manastir-Resnjë, një i vdekur

0
24

Një person humbi jetën nga një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në rrugën Manastir-Resnjë këtë pasdite.

Siç informon Lidhja Automoto e Maqedonisë, aksidenti ndodhi në orën 16 në vendin e quajtur “Çeshma”, njofton TetovaSot, përcjell Struga Ekspres.

Për shkak të aksidentit, trafiku u ndërprë plotësisht në të dy kahje.

Ekipet e policisë kanë dalë në vend ngjarje dhe po hetojnë gjithçka që lidhet me aksidentin.