Kamionët mund të qarkullojnë për në Qafethanë

0
13

Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Strugë – vendkalimi kufitar Qafë Thanë është hequr nga ora 7.45 minuta, bëri të ditur Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Ende janë në fuqi ndalesat për qarkullim të kamionëve në akset rrugore Mavrovë – Dibër, Gostivar Kërçovë përmes Strazhës.

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa me mbetje të dëborës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.