Vesa Pollozhani, 8 vjeçarja e talentuar nga Struga të shtunën në festivalin e fëmijëve në Gostivar, “Junior Fest 2018”, interpretoi mrekullisht këngën “Të falim Dashuri”, e shkruar nga Lugina Ajro dhe e kompozuar nga kantautori mirënjohur strugan, Vullnet Ibrahimi, njofton Struga Ekspres.
Vesa Pollozhani me intepretimin e saj të mrekullueshëm prej një talenteje që premton shumë për të ardhmen, u mirëprit shumë ngrohtë nga publiku në sallë ku edhe u shpërblye me “Çmimi i Publikut”.
Edhe juria e Festivalit vendosi poashtu që struganja e talentuar të vlerësohet me çmimin e parë.
Vesa Pollozhani me interpretimin e këngës “Të falim Dashuri” do të lë gjurmë për shumë vite në këtë festival për fëmijë ku triumfoi me dy çmime të para dhe ku transmetoi shumë dashuri për publikun.
Kujtojmë se në këtë festival kishte shumë fëmijë të talentuar, pjesmarrës nga shumë qytete të Maqedonisë dhe më gjerë!
(Struga Ekspres)