Një aksident i rëndë ka ndodhur në pikën pagesore në Gostivar. Dy vetura janë përplasur me njëra – tjetrën, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në mbrojtësen prej betoni para kabinës së punonjësit.
Nga aksidenti ka pësuar edhe një veturë tjetër, e cila është me regjistrim të Ohrit, kurse dy veturat e aksidentuara janë me regjistrim të huaj.
Te vetura e llojit xhip ka qenë vetëm vozitësi, kurse te vetura tjetër mendohet të ketë qenë një guar dhe dy f ëmijë.
Jo zyrtarisht tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar në Spital.
Kanë inetervenuar për të nxjerr të lënduarit nga vetura edhe Zjarrfikësit e Gostivarit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka filluar hetimin./tvglobi